Një e pesta e shfrytëzuesve të Facebookut pranon të panjohurit për miq

Hulumtuesit e Universitetit të Kolumbisë britanike në Kanada, përmes qindra Facebook profileve të rreme të kontrolluara nga botët kanë zbuluar që rreth 19 për qind e shfrytëzuesve të këtij rrjeti social i pranon kërkesat për miqësi nga personat krejt të panjohur (në këtë rast, botët).

Botët kanë dërguar 5053 kërkesa për miqësi, prej të cilave 976 janë pranuar. Pasojë e kësaj është që hulumtuesit kanë arritur të krijojnë një rrjet miqsh dhe miqve të tyre prej të cilëve kanë marrë madje 250 GB të dhëna dhe material personal, si e-mail adresa dhe adresa të vërteta postare.

Qëllimi i hulumtimit ishte që të tregohej se sa të dhëna, potencialisht të dëshirueshme për reklamuesit dhe të tjerët, mund të mblidhen me metoda të thjeshta të mbledhjes së tyre – dhe krejt kjo për shkak të pakujdesisë së vetë shfrytëzuesve të rrjetit./koha/kekompjuter/