Kompjuteri më i vogël në botë, sa një USB (VIDEO)



Inxhinierë Norvegjezë kanë krijuar kompjuterin më të vogël në botë. Kompjuteri gjendet Brenda një USB-je. Pajisja e quajtur “Cotton Candy” lejon përdorimin e sistemit operativ në çdo ekran kompjuteri, lap topi, tablet apo telefoni të zgjuar.

USB-ja person 21 gram dhe gjithashtu mund të punojë edhe me ekranin e televizorit apo PlayStation e Xbox.

Kompania FXI që ka realizuar këtë pajisje bën të ditur se ajo kushton 200 dollarë.

Specifikat e Cotton Candy: ARM(R) Cortex(TM)-A9 (1.2GHz) CPU, një ARM Mali(TM)-400 MP (Quad-core) GPU, Wi-Fi dhe Bluetooth, HDMI output si dhe sistemit operimi Android. /albeu/kekompjuter


Shihni videon: