Eee Pad Transformer Prime

Pasi që kemi pasur goxha informata jozyrtare për këtë pajisje, Asus e ka prezantuar tani zyrtarisht. Bëhet fjalë për Eee Pad Transformer Prime.

Bazohet në SoC Tegra 3 me katër plus një bërthamë të nVidias, liferohet me sistem operativ Android 3.2, ndërsa është paralajmëruar edhe update me Ice Cream Sandwich. Trashësia e shtëpizës prej alumini është 8,3 milimetra dhe peshon 586 gramë, ndërsa ekrani është i mbrojtur me xhamin Gorilla. Diagonalja e ekranit Super IPS është 10 inçë me rezolucion 1280 x 800 pixelë, ka të integruar një gigabajt memorie RAM, dhe 32 gjegjësisht 64 GB memorie Flash.

Ka po ashtu edhe sllot për kartelat memorike microSD, pastaj kamerat me tetë gjegjësisht 1,2 megapixelë. Kamera e përparme përkrah incizimin me rezolucion 1080p, ndërsa jetëgjatësia e baterisë është deklaruar në 12 orë. Në ofertë është edhe docku me tastierë, touchpad, USB 2.0 dhe sllotin për kartela SD. Me shfrytëzimin e dockut bateria zgjatë deri 18 orë.

Në tregun amerikan kushton 500, gjegjësisht 600 dollarë, për versionin 32 dhe 64 GB. Docku shtesë shitet me çmim prej 150 dollarësh./koha/kekompjuter/