Nook Tablet nga Barnse & Noble– konkurrencë direkte e Kindle Fire

Barnes & Noble, që njihet si konkurrencë e madhe e Amazonit me lexuesit e vet të librave elektronikë, ka prezantuar zyrtarisht gjeneratën e vet të ardhshme të pajisjeve Nook – Nook Tablet.

Nook Tablet është pasardhës i lexuesit të librave elektronikë, Nook Color, dhe sjell ekranin 7-inçësh VividView IPS, procesorin dual-core Texas Instruments OMAP4 me 1 GHz, 1 GB memorie RAM, 16 GB hapësirë për ruajtje të të dhënave dhe sllotin microSD për zgjerim të memories. Në të do të ekzekutohet versioni i përshtatur i Androidit, ka përkrahje për WiFi dhe Adobe Flash, ndërsa bateria do të duhej të sigurojë autonomi prej 8 orësh.

Në shitje do të duhej të gjendet prej 17 nëntorit, që është vetëm një ditë pas konkurrentit kryesor – Amazon Kindle Fire. Nook Tablet kushton 249 dollarë, ndërsa çmimi prej 50 dollarësh më shumë se konkurrenca direkte arsyetohet me memorien dyfish më të madhe për ruajtje të të dhënave dhe sllotin microSd, 1 GB memorie në krahasim me 512 MB tek Kindle, dhe ekranin që thuhet se është më kualitativ./koha/kekompjuter/