Google është novator, nuk ka vjedhur nga Apple

Njeriu i parë i Google Erich Schmidt ka thënë se kompania e tij është novator i madh përkundër akuzave të bashkëthemeluesit të Apple Steve Jobs se gjiganti i kërkimeve ka vjedhur idetë nga iPhone i Apple.
Schmidt u ka thënë gazetarëve në Seul se ende është “shumë i pikëlluar dhe duke u rimëkëmbur nga humbja” pas vdekjes së Jobsit dhe se për shkak të kësaj nuk mendon se do të ishte e udhës të komentonte fjalët e Stivit në biografiën e Walter Izaacson.
Në të Jobs cek se Google vodhi idetë nga Apple për krijimin e karakteristikave të shumta për Androidin, softuerin rival për telefonat mobil. “Kam vendosur mos ti komentoj komentet nga libri. Mendoj se kjo nuk është në rregull”, tha Schmidt, duke e përshkruar Jobsin si “një qenie fantastike” e cila i mungon shumë.
Schmidt nga 2006 deri më 2009 ishte anëtarë i bordit të Apple Inc por dha dorëheqje kur Google dhe Apple nisën luftën me smartphone. “Shumë njerëz do të pajtohen se Google është novator i madh dhe kësaj unë do të ia shtoja se ideja për Androidin është ngjizur para se Apple të niste të merret me iPhone. Kjo është e tëra që do ta them”.
Gjatë vizitës së tij treditore në Korenë Jugore, Schmidt është takuar me zëvendës presidentin Lee Myung-bak. Duke e admiruar infrastrukturën e internetit në vend, ku 90 për qind e shtëpive kanë qasje brez-gjerë në internet. /Telegrafi/kekompjuter/