Shfletuesi Android ia kalon Opera-s


Për sa u përket shfletuesve të cilët po përdoren në telefonat e mençur dhe kompjuterët tablo, Opera ka shënuar një rënie të dukshme në përqindje.
Nga vendi i dytë i shfletuesve më të popullarizuar, ku në të parën është Safari, e ka rrëzuar shfletuesi i Androidit, i cili tani ka posedim prej 18.65%. Opera nga gati 19% të tregut të shfletuesve mobil gjatë muajit të kaluar në tetor ra në 13.12 për qind. Symbian është i katërti me 2.55%, dhe shfletuesi BlackBerry posedon 2.04% të tregut./zeri/kekompjuter/