Samsung “e nokautoi” Apple-n


Falë shitjes së shkëlqyeshme të modelit Galaxy S II me sistemin operativ Android, shitja e modeleve të “Samsung-ut” e tejkaloi shitjen e iPhone-t, dhe “Samsung” u bë numër një në tregun e telefonave të mençur.
Kompania koreane publikoi të dhënat për pjesën e tretë të vitit 2011, të cilat tregojnë shitjen rekorde të modeleve të saj të smartphone-ve. Të dhënat e “Strategy Analytics” tregojë që “Samsung” mban 23.8 për qind të tregut të telefonave të mençur, me 27.8 milionë modele të shitura, derisa “Apple” përfshin 14.6 për qind të tregut me 17.1 milionë modele të shitura.
Kjo, natyrisht, vjen si lajm i shkëlqyeshëm në momentin e duhur për gjigantit aziatik, në “hovin” e saj në “luftë” kundër kompanisë rivale “Apple”. Por, nuk ka dyshim që të dhënat për shitjen do ta nxisin konkurrentin nga Kupertina që shtesë t’i “jep zjarr” betejës së saj gjyqësore në përpjekje për ndalimin e tablove të “Samsung-ut” dhe telefonave të saj të mençur nga seria “Galaxy”.
“Rritja e ‘Samsung-ut’ është rezultat i dizajnit elegant në kombinim me sistemin e popullarizuar Android”, pohojnë në “Strategy Analytics”. Megjithatë, marrë parasysh se shitja e iPhone 4S po shkon për mrekulli, është vetëm çështje momenti sa gjatë “Samsung” do të arrijë të mbajë pozitën e parë, natyrisht marrë parasysh se 64 për qind e përdoruesve të modeleve “BlackBerry” kanë vendosur që pas problemeve të fundit me telefonat e kësaj marke të drejtohen kah iPhone.
Megjithatë, nga kjo betejë e titanëve “Samsung” në të vërtetë nuk mund të del i mposhtur, pasi që kjo kompani në fakt prodhon pjesë për “Apple-n”, njofton portali “Digital Trends”./zeri/kekompjuter/