Facebook bleu Digital Staircase

Kompania Digital Staircase kalon në pronësi të Fecebookut. Ky startup është më i njohuri për aplikacionet StereoCam, SmartSplice dhe MovieCam për iOS.
Se cili është plani i Facebookut për momentin askush nuk e di. Nga kompania kanë porositur se produktet e Digital Staircase në këtë mënyrë do të vihen në dispozicion për publikun e gjerë, sipas të gjitha gjasave për shfrytëzuesit mobil të Facebookut. Janë paralajmëruar edhe “novacionet e reja”, e për fillim mund të supozohet se do të paraqitet mundësia për korrigjimin e drejtpërdrejtë të fotografive në aplikacionin mobil të Facebookut.
Aplikacionet e deritashme të Digital Staircase në App Store do të mbesin deri me 5 dhjetor. Ata që tashmë janë duke i përdorur këto aplikacione do të mund të vazhdojnë ti përdorin ato. /Telegrafi/kekompjuter/