Eurocom Neptune 3D, me ekran 17.3 inç


Eurocom ka bërë të ditur se në treg e kanë hedhur laptopin e ri i cili u është dedikuar atyre të cilët duan që të hyjnë në botën 3D dhe të cilët në rend të parë e adhurojnë të luajnë me video-lojëra.
Për këtë qëllim, ata kanë prodhuar modelin Eurocom Neptune, një laptop tejet i lehtë i cili posedon ekran të madh prej 17.3 inç. Siç e përmendëm më lartë, ky model me dizajn mjaft të bukur, mbështet shfaqjen e xhirimeve në versionin 3D në ekranin prej 120Hz, ndërsa përveç kënaqësisë në videolojëra, pritet t’u shërbejë shkëlqyeshëm edhe profesionistëve të cilët merren me përpunimin e video-përmbajtjeve.
Eurocom Neptune këtë mund ta ofrojë pa asnjë problem, pasi punon në procesorin me katër bërthamë Intel Core i7-2960XM, ka kartelë tejet të fuqishme grafike NVIDIA GeForce GTX 580M apo 560M me mbështetje për NVIDIA 3D Vision, pastaj posedon deri në 32GB RAM memorie si dhe hard-disk HDD apo SSD, me kapacitet sipas dëshirës suaj.
Duhet përmendur se ekrani me madhësi 17.3 inç Glare LED, mbështetë rezolucionin Full High Definition prej 1920x1080 pikselëve, ndërsa si opsion mund ta merrni edhe ekranin 3D ekran me takt pune 120Hz. Aty është edhe ueb-kamera prej 2 Megapiksel, Gigabit Ethernet LAN, Wi-Fi 802.11b/g/n, Bluetooth, lexues i kartelave të memories 9-u-1, 2x USB 3.0 dhe dy porte 2x USB 2.0, dhe portet dalëse eSATA dhe HDMI video.
Pra të gjitha ato që u nevojiten adhuruesve të video-lojërave dhe profesionistëve për përpunimin e videove dhe fotografive, por edhe të tjerët që duan një punë të shpejtë me laptopin e tyre. Dhe natyrisht pas të gjitha këtyre specifikave tejet interesante dhe të jashtëzakonshme, me siguri se do t’u interesonte edhe çmimi i këtij laptopi.
Kemi arritur të mësojmë se çmimi i laptopit Eurocom Neptune nuk është aspak i lirë, por kur e marrim parasysh se bëhet fjalë për një laptop me ekran tre-dimensional, atëherë edhe çmimi prej 1.635 dollarëve, nuk është aq i lartë.
Specifikat kryesore të Eurocom Neptune 3D
Ekrani: Glare LED 3D 17.3 inç
Rezolucioni: 1920x1080 piksel
Procesori: Intel Core i7-2960XM
Kartela Grafike: NVIDIA GeForce GTX 580M
Memoria: 32GB RAM
Hard-disku: HDD apo SSD
Ueb-kamera: 2 MP
Mbështetjet: Wi-Fi 802.11b/g/n, Bluetooth
Opsionet: Gigabit Ethernet LAN
Kart.e memories: 9-u-1
Portet: 2x USB 3.0 dhe 2x USB 2.0
Portet dalëse: eSATA dhe HDMI video
Çmimi 1.635 dollarë/zeri/kekompjuter/