LG Nitro HD


Në internet janë paraqitur fotografitë e telefonit të mençur të LG-s, Nitro HD dhe bëhet fjalë për versionin amerikan të telefonit Optimus LTE.
Sipas informatave që mund të gjenden në internet, ky telefon ka ekran të madh 4.5 inç HD me rezolucion 1280×720 piksel, punon në procesorin me dy bërthamë dhe ka 1GB RAM. Këtyre opsioneve të përparuara duhet shtuar edhe kamerën 8 MP me Flash LED dhe 4GB.
Edhe pse kjo është sasi e vogël e memories në krahasim me konkurrencën, problemin do ta zgjidh porti për kartelën e memories microSD, kështu që hapësira për ruajtjen e të dhënave, do të jetë më se e mjaftueshme.
Natyrisht se do të ketë edhe mbështetjen për rrjetin LTE, ndërsa punoj në sistemin operues 2.3 Gingerbread./zeri/kekompjuter/