HP sjellë modelin TouchSmart 620 me teknologji 3D


HP ka paraqitur një linjë të re të kompjuterëve të gjtiha në një, por deri më sot ka pasur një fushë të paprekur nga këto njësi; bëhet fjalë për teknologjinë 3D.
TouchSmart 620, është modeli i parë i kompanisë “All-in-One” që ofron teknologjinë 3D, me një madhësi 23 inç, panel 1080p dhe përveç kësaj paneli ofron një kënd shikimi prej 60 shkallë. Përveç kësaj ekrani 3D (që shihet më së miri nëse pozicionoheni në positë ballore), përmban një ueb kamerë që gjithashtu fotografon 3D imazhe dhe video. 
Në nivelin bazik ju do të fitoni edhe një pal syze “shutter”, TV Tuner, një procesor Core i5, 8GB RAM, 1.5 TB HDD dhe një kartelë grafike AMD Radeon HD 6650 me 1GB video memorie. Për çfarëo arsye HP nuk ka shtuar një port HDMI në këtë raund.
Konfigurimi i parë bazik fillon prej 1,900 dollarë por HP do të aplikojë një çmim kursimi prej 300 dollarë me 15 nëntor kur paraqitet në shitje njësia, kështu që në fakt çmimi fillestar do të jet 1,600 dollarë. Në vazhdim keni edhe disa imazhe të njësisë të huazuara nga engadget.com. /pcworldal/kekompjuter/