HTC Edge vjen me quad-core!

Gjatë ditës së djeshme në internet janë shfaqur disa pamje të HTC Edge, modelit të parë të telefonit të mençur mobil me quad-core (katër bërthama) Tegra 3, i cili bazohet në Android.
Sipas BGR, HTC Edge do të jetë një model me ekran të ndjeshëm në prekje me 4.7 inç, ndërfaqe HD S-LCD 2, rezolucion 1280 x 720, dizajn të hollë prej 8.8mm, 1GB RAM si dhe 32GB hapësirë të brendshme, plus portin për mikro SD kartelë.
Procesori i kësaj pajisjeje do të jetë 1.5GHz NVIDIA Tegra 3, duke përfshirë edhe quad-core, ndërsa kamera e pasme e këtij telefoni do të jetë me 8 mega-piksel, dhe mundësi incizimi në Full HD 1080p, ndërsa kamera e përparme e këtij modeli do të jetë gjithashtu me HD me 720p.
Për më shumë, HTC Edge do të ketë edhe teknologjinë NFC, Android 4.0 Ice Cream Sandwich, Bluetooth 4.0, Beats Audio, si dhe 1,800mAh. / Telegrafi / kekompjuter /