Fjalëkalimi më i dobët i vitit 2011: Password

image
Prodhuesi i softuerit të sigurisë SplashData ka paraqitur një listë të 25 fjalëkalimeve më të kqija të vitit 2011. Dhe “password” është në maj të listës.
Këtë vit janë sjellë një jetë disa përkushtime më të theksuara ndaj sigurisë online – gjë që është vërtetuar me thyerjen e rrjetit të Playstation, humbje të të dhënave personale të kompanive, organizatave e qeverive apo duke parë sisteme të komprometuara (pranë Valve, Sony dhe RSA) – dikush mund të mendoj se konsumatori do të bëhet më i kudjesshëm me fjalëkalimet e tij në email dhe rrjete sociale, pajisje mobile dhe madje llogari bankare online.
Sipas raportit nga SplashData prodhuesit e softuerëve për menaxhim të fjalëkalimeve thonë se kjo nuk është e vërtetë. SplashData ka analizuar skedarë që përmbajnë miliona fjalëkalime të vjedhura të postuara online nga sulmuesit kompjtuerit gjatë vitit të kaluar dhe kjo kompani ka përpiluar listen e 25 fjalëkalimeve më të zakonshme. Në maje të listës është “password” tha CEO i SplashData, Morgan Slain. “Edhe pse njerëzit inkurajohen të zgjedhin fjalëkalime të sigurta, shumë vazhdojn të zgjedhin fjalëkalime të dobëta, të lehta, duke e vendosur vetën në rrezik të mashtrimit dhe vjedhjes së identitetit”.
25 fjalëkalimet më të zakonshme sipas SplashData janë:
  • password
  • 123456
  • 12345678
  • qwerty
  • abc123
  • monkey
  • 1234567
  • letmein
  • trustno1
  • dragon
  • baseball
  • 111111
  • iloveyou
  • master
  • sunshine
  • ashley
  • bailey
  • passw0rd
  • shadow
  • 123123
  • 654321
  • superman
  • qazwsx
  • michael
  • football
Një intersante është “passw0rd” ku shumë njerëz mendojnë se janë më të sigurtë duke ndryshuar një shkronjë në një numër. Eksperët rekomandojnë që fjalëkalimi të jetë me tetë karaktere, të ketë shkronja të mëdha e të vogla, numra dhe gjëra tjera. Por në raste të caktuara këto janë të rënda për tu mbajtur në mend dhe ndodh që përdoruesi të vendos letër në monitor të PC’s me detaje të fjalëkalimit duke rrezikuar edhe më shumë veten. /pcworldalbanian/kekompjuter