HTC Zeta, telefoni më i fortë deri më tani


Në internet janë prezantuar fotot e telefonit të ri të kompanisë HTC me emrin Zeta, i cili nëse fotot dhe informacionet janë të sakta, mund të jetë telefoni më i fortë në aspektin harduerik që është prezantuar deri më tani.
Në të vërtetë, Zeta-n do ta lëvizë procesori me katër bërthamë me takt pune 2.5 GHz, do të ketë 1GB RAM, ekran të madh 4.5 inç me rezolucion 1280×720 piksel dhe do të punoj në versionin e fundit të sistemit operues Android Ice Cream Sandwich.
Opsionet tjera përfshijnë 32GB hapësirë për ruajtjen e të dhënave, kamerën me rezolucion 8MP me Flash të dyfishtë LED dhe mundësi të xhirimit të videove 1080p, kamerën e përparme 1.3MP dhe teknologjinë Beats Audio.
Natyrisht, nuk mund të vërtetohet nëse kjo foto është e vërtetë apo dikush vërtet ka arritur të fotografoj prototipin e këtij telefoni, por ajo që është interesante, janë tastet nën ekran, në të vërtetë Ice Cream Sandwich është punuar në atë mënyrë se mund të përdoret pa taste harduerike, kështu që ato taste më nuk janë të nevojshme. Nuk dihet se kur do të zbardhen detajet tjera rreth këtij telefoni./zeri/kekompjuter/