Microsofti mban vetëm 1,5 për qind të tregut global të mobilëve

Sipas të dhënave të Gartnerit, Androidi në nivelin global ka arritur një hise të shitjes prej madje 52,2 për qind, duke dyfishuar numrin e telefonave të avancuar të shitur blerësve në krahasim me rezultatet nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar (çereku i tretë fiskal). Të gjitha platformat tjera janë ngadalësuar në llogari të kësaj rritje, përfshirë edhe iPhone/iOS që nga 16,9 për qind ka rrëshqitur në 15 për qind. Situata më e keqe është për Microsoftin, i cili sipas të dhënave të reja me Windows Phone 7 ka vetëm 1,5 për qind të tregut me vetëm 1,7 milionë telefona të liferuar.

Është interesant që për nga numri i telefonave të liferuar Nokia është akoma numër një me 23,9 për qind, pasojnë Samsung me 17,8 për qind, Apple dhe LG, edhe pse LG ka shënuar rënie nga 4,8 në 3,9 për qind. /koha/kekompjuter/