VLC developerët i hakmerren Apples: Siri në Android

Qysh prej prezantimit të manipulimit me zë të telefonit iPhone 4S, teknologjia Siri nuk resht së qeni interesante dhe atraktive, dhe pasi që u arrit qasja në serverët Siri edhe nga versionet e vjetra të telefonave iPhone, hackerët kanë gjetur lëshimin në protokoll i cili teorikisht mundëson edhe shfrytëzimin e Siri nga cilado pajisje.

Pas krejt kësaj pune qëndrojnë developerët e video playerit të popullarizuar VLC të cilët në këtë mënyrë i hakmerren kompanisë Apple për ndalimin e aplikacionit të tyre. Ky grup pohon që ka thyer protokollin e Siri, që do të thotë që është e mundur qasja edhe nga telefonat Android në dikush do të shkruante aplikacionin adekuat. Thuhet që krejt çka është dashur të bëjnë është inicimi i SSL certification authority-t të tyre, përfshirjen e certifikatës në iPhone 4S, dhe shfrytëzimin e tij për nënshkrimin e adresës së rreme. /koha/kekompjuter/