Androidi i ri në të gjitha Xperiat nga vitit 2011

Në kohën kur një numë i madh i telefonave shumë pak dallojnë për nga specifikat, punojnë në platformën e njëjtë, është e qartë se marrëdhënia e prodhuesit me shfrytëzuesit mund ti tërheq ata drejt brendit të caktuar.
Për sa i përket Androidit, nuk ndodh rrallë që ndokush të zgjidh pajisjen sipas asaj se sa gjatë prodhuesi ofron përkrahjen për modelet e veta, respektivisht nëse dhe për sa gjatë u mundëson mbindërtimin në versionet e rinj të softuerit.
Në këtë drejtim, Sony Ericsson bëri një hap të shkëlqyeshëm duke paralajmëruar sot se të gjitha modelet nga portofoli Xperia të paraqitur gjatë këtij viti do të marrin mbindërtimin në Android 4.0.
Portofoli i Xperia 2011 përfshin këta celularë: Xperia Arc dhe arc S, Xperia PLAY, Xperia neo Ineo V, Xperia mini dhe mini pro, Xperia active, Xperia ray dhe Sony Ericsson Live with Walkman.
Informatat shtesë për datën dhe vënien në dispozicion global do të publikohen më vonë, është thënë nga kompania. /Telegrafi/kekompjuter/