“Skype” me versione të reja


Nju Jork, Nëntor 2011
Kompania “Skype” ka publikuar dy versione të reja të softuerit të vet për bartjen e zërit përmes internetit – VoIP, dedikuar për sistemet operative “Mc OS X” dhe “Windows”, me integrim më të mirë me Facebook.“Skype 5.4 beta” për “Mc” dhe “Skype 5.7 beta” për “Windows” tash do të mundësojnë thirrje me video në mes dy personave, të cilët kanë profil në Facebook direkt nga “Skype”.Për përdorimin e këtij funksioni janë të nevojshme që të dy personat të kenë profil në Facebook./