Telefoni i parë me katër bërthamë nga HTC


Ekipi Pocketnow ka arritur të zbulojë disa të dhëna interesante, këtë herë rreth telefonit të mençur me katër bërthamë, me emrin e koduar HTC Edge, por për të duhet pritur edhe paksa. HTC Edge përveç katër bërthamave të procesorit AP30 Tegra 3 CPU, ku secila prej tyre është me takt pune prej 1.5GHz, posedon edhe 1GB memorie punuese, ndërsa të tjerat pak a shumë i ngjajnë paletës së pajisjeve të HTC-së.
Kamera prej 8MP, përdor optikën prej 28 milimetrave, çka mundëson kënd solid të fotografimit, aty janë edhe 32GB memorie interne si dhe mbështetja për Bluetooth 4.0. Përkrah HTC Edge, duket se HTC do të prezantojë edhe pajisjen e re 4.0 të bërthamës së saj Sense në Androide, si dhe një varg shërbimesh tjera të reja si HTC Listen music store, HTC Read bookstore, HTC Play gaming hub etj. Sa i përket daljes në treg të telefonit, kjo pritet të ndodhë gjatë tremujorit të parë apo të dytë të vitit të ardhshëm./zeri/kekompjuter/