Pamje e re e fotoaparatit digjital Olympus XZ-1


Fotoaparati kompakt i Olympus-it XZ-1, i cili ka fituar çmimin TIPA dhe Red Hot për dizajn, tani është në dispozicion edhe me ngjyrë të argjend, ndërsa si opsion ofrohet edhe kapaku automatik i objektivit.
Ky kapak diskret në mënyrë automatike hapet dhe mbyllet. Përkrah versionit tashmë të njohur me ngjyrë të zezë mat dhe atë të bardhë, XZ-1 tani është edhe kjo ngjyrë e bukur.
Dhe versioni me ngjyrë të argjend ka ruajtur të gjitha karakteristikat e këtij aparati: objektivin e fortë ndriçues të Olympus-it 1:1.8-2.5, sensorin e madh dhe tejet të ndjeshëm 1/1.63” dhe procesorin e fuqishëm i cili jep foto kualitative dhe performanca të jashtëzakonshme edhe në kushte të ndriçimit të dobët.
Rezultatet mund të shihen në ekranin e madh 3 inç OLED. Gishti kontrollues në objektiv, lejon lirinë e kreativitetit, duke siguruar qasje të thjeshtë në të gjitha parametrat kryesore.
Aty janë edhe në varg opsionesh kreative, mes tyre edhe ekspozimi i shumëfishtë dhe 6 filtra artistike, të cilët mund të përdoren me rastin e xhirimeve të videove HD./zeri/kekompjuter/