Google hoqi dorë nga shtatë projekte


Kërkuesi udhëheqës botërorë i Internetit Google publikoi të martën se ka ndërprerë punën në shtatë projekte për shkak se nuk kanë dhënë rezultatet e pritshme.
Google, në mes tjerash, anuloi projektin e zhvillimit të teknologjisë që do të ulte koston e energjisë së marrë nga burimet që përtërihen, dhe enciklopedinë online Knol e cila ishte paraparë të jetë konkurrent i Wikipedias.
Google më 2007 nisi projektin e zhvillimit të teknologjisë solare, e më 2009 paralajmëruan se për disa vite energjia e fituar me ndihmën e teknologjisë së këtillë do të ishte më e lirë nga ajo e cila fitohet përdorimin e thëngjillit, që është karburanti më i lirë fosil.
Anulimi i projekteve pasoi pasi që investitorët shprehën brenga rreth rritjes së shpenzimeve, dhe për shkak të presionit të kompanive konkurrente siç janë Apple dhe Facebook. /Telegrafi/kekompjuter