Google+ Pages për biznese


Rrjeti shoqëror i Google, Google+ tani është i gatshëm për biznese. Google+ është rritur, duke pasur tani më shumë se 40 milionë anëtar, por Google e ka ngadalësuar hapjen e këtij rrjeti për biznese dhe brende. Por, Google së fundi e bëri të mundshëm rrjetin Google+ të mundshëm për t’u abonuar nga Google Apps dhe tani përfundimisht ka lëshuar Google+ Pages për biznese dhe brende.
Jo befasisht, Google+ Page i ngjashëm me Facebook Page. Google+ Page ofron një domethënie për biznese që të ofrojnë praninë e vet në rrjetin shoqëror të Google dhe të lidhen me konsumatorë që të shpërndajnë produktet dhe shërbimet e reja, të ofrojnë vlerë shtesë, të mundësojnë përgjigjien ndaj pyetjeve dhe më tepër.
Përdoruesit individualë në Google+ mund të lidhen me ndërmarrjet dhe brendet që ata i pëlqejnë. Ata mund t’ua bëjnë +1 faqeve në Google+ për të shpërndarë tërë rrjetin e tyre shoqëror.
Blogu zyrtar i Google përshkruan Google+ Pages, “Google+ Pages i jep jetë çdogjëje që ne e kemi gjetur në botën reale. Dhe duke i shtuar ata në rrathë, ne mund të krijojmë lidhje që zgjasin me faqe (dhe njerëz) që kanë vlerë më së shumti.”/pcworldal./kekompjuter/