Swivl, pajisja që u mundëson realizmin e videove cilësore


Incizimi i video të caktuara nëpërmjet telefonave celular ka kohë që është bërë “mainstream”, por që këto video incizime të dalin së paku deri diku cilësore është e nevojshme që kamerën ta vendosni në vend të rehatshëm apo të keni dorë relativisht të qetë, e cila nuk u dridhet.
Trekëmbësha për celularë apo kamera kompakte në treg ka në numër të madh, por pajisja e emërtuar “Swivl” dallohet nga të gjithë ekzistuesit.
“Swivl” përbëhet nga stativa (trekëmbëshi) e motorizuar i cili celularin, videokamerën apo ndonjë pajisje tjetër do ta drejtojë në drejtimin e duhur, përkatësisht në drejtim të shenjës të cilën përdoruesi do të vendos në vete apo në objektin të cilin dëshiron që “Swivl” ta përcjellë e incizojë.
Pajisja “Swivl” pa asnjë problem do “të gostisë” çfarëdo telefoni celularë. “Swivl-in” ende nuk është e mundshme që ta blini por në faqet e caktuara atë që tani mund ta porosisni. Kur të paraqitet në treg do të kushtojë ndërmjet 150 dhe 200 dollarë./zeri/kekompjuter/