Rritja e çmimeve të hard disqeve, lajm i mirë për SSD-të?

http://www.koha.net/repository/images/08hard-disqe_0811111038_1.jpg
Pas vërshimeve tragjike në Tajlandë, ku gjendet një numër i madh i fabrikave të hard disqeve, është zvogëluar prodhimi dhe kjo ka shkaktuar mungesë dhe ngritje të pashmangshme të çmimeve, kështu që tani kanë arritur nivelin më të lartë në vitet e fundit.

Edhe pse do të mund të mendohej që ky është një moment i mirë për të blerë SSD, duhet llogaritur që këto pajisje janë akoma me kapacitet të vogël në krahasim me hard disqet (edhe pse të shtrenjta tani), kështu që SSD-të tani për tani akoma nuk janë alternativa e duhur për hard disqet, por duhet të konsiderohen vetëm si pajisje për të përshpejtuar ngritjen e sistemit dhe startimin e aplkacioneve krahas hard disqe4ve të cilët edhe më tutje shërbejnë për ruajtje të të dhënave.