Nokia Asha 201, prezantohet në Nokia World


Nokia ka prezantuar katër telefona të rinj mobil me dizajn të stilizuar, me mundësi të shumta sociale dhe me teknologji inovative. Janë këto modelet Nokia Asha 300, Nokia Asha 303, Nokia Asha 200 dhe Nokia Asha 201. por ne do të flasim për modelin e fundit. Versioni Single SIM i Nokia Asha 200 dhe Nokia Asha 201, është ideal për përdoruesit e moshave të reja, të cilët duan të jenë të lidhur përmes rrjeteve sociale, çmimi për ta është i rëndësishëm dhe janë adhurues të muzikës.
Nokia Asha 201 ka tipare të shkëlqyera muzikore, të cilat përfshijnë interpretim të mrekullueshëm të zmadhuesve të zërit, radio FM të përmirësuar dhe rregullimin e tingujve të telefonit.
Përkrah Nokia Browser merrni edhe qasje më të mirë në internet. Mbështet deri në 32 GB memorie dhe mundëson kohëzgjatjen e baterisë deri në 52 orë duke dëgjuar muzikë. Nokia Asha 201 po ashtu mbështet e-postën Push dhe aplikacionin e popullarizuar Whatsapp.
Çmimi do të varet nga tregu dhe operatori, por çmimi i shpërndarjes është 60 euro, ndërsa në treg vjen në fund të këtij viti./zeri/kekompjuter/