Nokia e re N9 i bardhë


Nëse keni qenë në mesin e atyre që kanë pritur për edicionin special të bardhë të Nokia N9, atëherë mund t’ju njoftojmë se GSM Arena ka konfirmuar sipas burimeve të saja se ky model është gati për para-porosi dhe do të kushtoj 699 Euro.
Modeli i bardhë N9 është vërtetë jashtëzakonisht i bukur dhe një dyqan online në Finlandë e ka pozicionuar atë me një çmim prej 699 Euro. Ky është çmim që ndërlidhet me modelin 64GB dhe për fat të keq nuk ka ndonjë detaj në lidhje me datën e saktë të paraqitjes në treg apo mbi çmimin e ndonjë modeli tjetër.
E tëra që dihet është se ky model do të mund të blihet në mënyrë direkte në fund të këtij viti.
Përveç kësaj modeli Nokia N9 ka përfituar në kuadër të platformës së saj MeeGo edhe një përditësim PR1.1 që sjellë një sërë veçorish të reja dhe rreth 308 avancime, duke përfshirë edhe përmirësimin e performancës, shtimin e tastierës Swype, kontrollimet për muzikë, etj.
Nokia ka sjellë edhe disa filtra për kamerë dhe ka përmirësuar edhe multitasking në këtë model, përveç kësaj edhe përmirësime në Wifi dhe gjëra tjera. (pcworldalbanian)/zeri/kekompjuter/