Lenovo përgatit tablonë Tegra 3


Pasi Nvidia ka paralajmëruar versionin e platformës Tegra, së shpejti mund të presim prezantimin e tablove të reja që do të punojnë në platformën Tegra 3 dhe pajisja e parë tashmë është prezantuar, ku bëhet fjalë për pasardhësin e Transformer Asus.
Në rrjet janë paraqitur thashethemet se modeli i ri i tablosë që do të punojë në procesorin me katër bërthamë të Nvidia-s, por edhe në versionin e ri të sistemit operues mobil të Google-s, Ice Cream Sandwich, do të përgatitet edhe nga Lenovo.
Kjo kompani së shpejti pritet ta prezantojë tablonë e cila do të ketë ekran 10.1 inç, do të ketë 2GB RAM, port USB, kamerë me rezolucion ende të panjohur me Flash LED dhe do të jetë më i hollë se modeli aktual IdeaPad K1./zeri/kekompjuter/