RIM me modelin BlackBerry London


Në internet është postuar fotoja e telefonit të mençur BlackBerry dhe pajisjes së parë e cila do të punoj në sistemin operues BBX.
Sipas asaj që shihet, modeli i ri duket shkëlqyeshëm, por ajo që do të dëshpërojë numrin gjithnjë e më të vogël të adhuruesve të kësaj kompanie, është fakti se modeli London në treg pritet të paraqitet vetëm në gjysmën e dytë të vitit të ardhshëm, apo ndoshta edhe në tremujorin e fundit të atij viti.
Nëse thashethemet janë të vërteta, atëherë ky Smartphone do të punoj në procesorin me dy bërthamë 1.5GHz, do të ketë 1GB RAM, 16GB hapësirë për ruajtjen e të dhënave dhe kamerat 8MP dhe 2MP.
Përveç këtij telefoni, RIM është duke punuar edhe në modelin më të hollë BlackBery Torch, i cili do të ketë ekran 3.7 inç dhe tastierë rrëshqitëse QWERTY./zeri/kekompjuter/