Shtyhet beta e Counter-Strike

 http://www.koha.net/repository/images/06strike_0711111033_1.jpg
Valve ka shtyrë fillimin e beta testimit të Counter-Strike: Global Offensive, që ishte caktuar për tetor. Data e re se kur do të jetë në disopnim për publikun e gjerë nuk është bërë e ditur.

Një prej skenaristëve të Valve, Chet Faliszek, ka shpjeguar që një grup i gamerëve profesionistë, pasi që iu mundësua ta provojnë, ia ka tërhequr vërejtjen kompanisë në disa bugë dhe probleme të llojeve tjera të Counter-Strike të ri. Faliszek thotë që të gjitha këto përmirësime dhe testimi i tyre kërkojnë akoma shumë kohë, por që autorët megjithatë po përpiqen që t’i kryejnë sa më shpejt.

Kur të paraqitet beta fillimisht do të jetë e rezervuar për dhjetë mijë pjesëmarrës, dhe më pas do të zgjerohet shkallë-shkallë. Versioni përfundimtar do të duhej të paraqitet gjatë vitit të ardhshëm.