Anonymous sulmoi qeverinë izraelite

Grupi Anonymous ditë më parë tërhoqi vërejtjen se do të sulmoj faqet e qeverisë izraelite për shkak se marina izraelite të premten ndaloi dy anije që bartnin ndihma për rripin e Gazës.
Dje disa faqe ishin jashtë funksionit, në mesin e të cilëve edhe faqet e ushtrisë izraelite, Mosadit, të shërbimit të sigurisë Shin bet dhe ajo e ministrisë së mbrojtjes.
Qeveria izraelite mbrëmë mohoi se këto faqe nuk ishin në dispozicion për shkak të sulmit, dhe se bëhet fjalë për “prishje në server”.
Nga ana tjetër, nga Anonymous vjen lajmërimi se në rast të bllokimit të ndalesave të reja të anijeve ata nuk do të kenë rrugëdalje tjetër pos të përsërisin sulmet. /Telegrafi/ kekompjuter.