Standardizimi i 3D-së

Panasonic, Samsung, Sony dhe një prej furnizuesve më të njohur të syzeve 3D X6D Limited (XPAND 3D), kanë vendosur t’i bashkojnë forcat. Qëllimi i tyre është që të standardizojnë 3D syzet aktive për elektronikën konsumuese, për shkak të konfuzionit me versionet e tashme në treg.

Varësisht nga prodhuesi, ekranet 3D vijnë me syzet e tyre dhe për shkak të shfrytëzimit të teknologjive të ndryshme, kryesisht janë jokompatibile mes vete. Për këtë arsye ky gryp ka vendosur që të standardizojë protokollet të cilat shfrytëzojnë modelet e syzeve XPAND 3D.

Testimi i përbashkët do të fillojë kah fundi i këtij muaji dhe do të duhej të shënojë hapin e parë drejt vënies së rregullit tek ekranet 3D të cilët shfrytëzojnë ndonjë lloj të syzeve 3D./koha/kekompjuter/