Firefox 8 i gatshëm për shkarkim

image
Shkarkojeni Firefox 8 sot, një ditë përpara se që është bërë planfikimi për lëshim zyrtar më 8 nëntor.
Është normale për versionin e ri të Firefox që të jetë i gatshëm për shkarkim në serverët FTP të organizatës Mozilla përpara se të bëhet lëshimi zyrtar dhe Firefox 8 nuk përjashtohet. Ky version i këtij uebshfletuesi mund të shkarkohet që tani.
Shkarkimi mund të bëhet këtu: ftp://ftp.mozilla.org/pub/firefox/releases/8.0/. Ky version mund të përdoret në sistemet operative Windows, Mac dhe Linux.
Veçoritë që e karakterizojnë këtë version të ri janë:
-Kërkon porositë në Twitter nga shiriti i adresës;
-I ngarkon tabet me kërkesë në fillim
-Shtojcat e pales së tretë tani vetvetiu janë të ndalura
Ky version mbase edhe mund ta rikthejë kryesimin e bindshëm të këtij shfletuesi të uebit, i cili po pëson rënie në treg, ndërsa sfiduesi tjetër, Google Chrome është duke përparuar dita-ditës dhe, nëse vazhdohet më këtë ritëm, Chrome edhe mund ta kalojë shfletuesin Firefox. Firefox ndodhet në vendin e dytë, pas shfletuesit Internet Explorer 6, i cili ka përdorim më të madh se sa Chrome dhe Firefox bashkë./pcworldalbanian/kekompjuter