HP TouchSmart 620 3D – kompjuter All in One 3D


Hewlett-Packard ka prezantuar kompjuterin e ri all-in-one, i cili vjen me ekranin 3D dhe me ueb-kamerë të integruar, e cila mund të regjistrojë video dhe foto në formatin 3D. HP TouchSmart 620 3D është i bazuar në modelin ekzistues TouchSmart 620 dhe ka ekran 3D me diagonale 23 inç dhe rezolucion 1920×1080 piksel, i cili është i ndjeshëm në prekje.
Ai punon me procesorin e Intel-it, 3.1GHz Core i5 2400, ka 8GB RAM memorie dhe hard-disk me kapacitet 1.5TB. Ka të integruar kartelën grafike AMD Radeon HD 6650, ndërsa kush dëshiron mund të blejë kompjuterin me kartelë grafike Radeon 6670, e cila ofron performanca më të mira grafike, por do të jetë më i shtrenjtë. Opsionet tjera përfshijnë Blu-ray player, teknologjinë Beats Audio, TV tuner, telepilot, lexues të kartelave të memories, tastierë dhe mi pa tel si dhe syze 3D. Çmimi i tij në SHBA, është 1800 dollarë./zeri/kekompjuter/