Google ri-dizajnon YouTube

Me sa duket, ky është vit përcaktues për shërbimet e ndryshme të Google, të cilat kohë pas kohe po vijnë me dizajn të ri. Tani, është radha e freskimit të YouTube.
Disa imazhe të publikuara në internet gjatë mëngjesit të sotëm sugjerojnë se Google është duke u përgatitur të lansojë dizajnin e ri të shërbimit të saj të famshëm për video, YouTube.
Në fotografitë e postuar shihet pak nga ajo që do të lansohet si faqja e re e YouTube, edhe pse vërehet një linjë e re e ngjyrave dhe prapavijave në faqe.
Megjithatë, në dizajnin e ri vërehet qartë pastërtia e faqes, me ikona të reja si dhe fokus më të madh në pjesën e llogarisë së përdoruesit, e cila lidhet mjaft shumë me pjesën e përmbajtjes origjinale të faqes, në të cilën ajo po investon më së shumti./Telegrafi / kekompjuter/