Ju prezantojmë dizajnin e ri të YouTube


Në vazhdën e dizajneve të reja të faqeve të ndryshme sociale në botë, as YouTube nuk ka dashur të mbetet prapa konkurrencës. Megjithatë, sikurse edhe tek faqet tjera, si Facebook apo të tjera, vetëm disa përdorues fatlumë mund ta shohin dizajnin e ri.
Mirëpo, ju mund të jeni njëri ndër ta, duke përcjell hapat e mëposhtëm:
1. Fillimisht, duhet të kyçeni në faqen e YouTube. Nëse nuk keni llogari, klikoni në “Create account”.
2. Kur të kyçeni, do ta shihni dizajnin aktual që e ka YouTube. Megjithatë, përdoruesit e shfletuesve “FireFox” apo “Google Chrome”, mund ta shohin dhe shijojnë dizajnin e ri shumë lehtë.
Nëse jeni përdorues i “FireFox”, shtypni në tastierën tuaj Ctrl + Shift + K
Nëse jeni përdorues i “Google Chrome”, shtypni në tastierën tuaj Ctrl + Shift + J
3. Do t’u hapet një dritare me linja komanduese, në të cilën ju do të vendosni këtë kod:
document.cookie="VISITOR_INFO1_LIVE=ST1Ti53r4fU"
dhe shtypni "Enter" në tastierë.
4. Pas kësaj, mbylleni dritaren me linja komanduese, shtypni në tastierë tastin F5 apo klikoni mbi shenjën “Refresh”, dhe shijoni pamjen e re të YouTube.