Me nanoteknologji kundër ujit

Demo incizimi tregon se si një smartphone i ngjyer në një enë me ujë luan këngët MP3, e pasi që nxirret nga aty ai vazhdon të punoj normalisht. Demonstruesi madje zbavitet duke gjuajtur ujë edhe mbi altoparlantin nga i cili dëgjohet muzika. I njëjti eksperiment është bërë edhe me kartolinën e cila gjatë ngjyerjes në ujë nuk e ka thithur asnjë pikë ujë.
Lyerja me avull funksionon në atë mënyrë që mbështjell të gjitha pjesët e brendshme të pajisjes. Paul S. Clayson, presidenti i kompanisë dhe drejtori ekzekutiv, sqaroi se kompania krijoi një shtresë me trashësi prej disa nanometrave e cila mund të mbuloj të gjitha pjesët e brendshme të rëndësishme të pajisjes, ndërsa që kjo lyerje bëhet përmes avullit.
Kompania HzO realizoi një bashkëpunim me kompaninë Zagg, e cila prodhon shtresat të cilat mbrojnë pajisjet elektronike nga gërvishtjet dhe dëmtimet tjera. Të dyja kompanitë së bashku do të paraqesin në treg pajisjet me lyerjen me avull. Duke pasur parasysh se funksion në nivelin molekular respektivisht në nano-shkallë, lyerja do të jetë e tejdukshme dhe pajisjet me dhe pa shtresën mbrojtëse nuk do të mund të dallohen.
Më shumë informata rreth teknologjisë dhe produkteve të cilat do ta përdorin pritet të zbulohen gjatë muajit janar kur e njëjta do të paraqitet në panairin CES. /Telegrafi/kekompjuter/