nVidia Maximus ARM kalorësi marshon nga qendra e të dhënave

nVidia ka prezantuar teknologjinë Maximus të dedikuar për serverë. Bëhet fjalë për çiftëzimin e bërthamave procesorike ARM me procesorët grafikë për të krijuar një superkompjuter edhe të fuqishëm edhe kursyes. Një i tillë është në versionin prototip tashmë është instaluar në Barcelona Supercomputing Center, me 256 procesorë quad-core Tegra 3 dhe 256 GPU GeForce 520MX, i aftë për 38 Teraflops operacione. Ky superkompjuter shpenzon vetëm 1 } energji për çdo 7,5 Gigaflops fuqi.

Për zhvillimin e serverëve të bazuar në ARM tashmë flitet një kohë të gjatë, ndërsa muajt e fundit gjërat paksa janë përshpejtuar, posaçërisht pasi që HP ka bërë të ditur se është duke zhvilluar serverin e bazuar në ARM. Edhe pse ARM procesorët janë relativisht të dobët, ata janë mjaft të fuqishëm për rolet e web serverëve në ambiente cloud, ndërsa kursimi i tyre i paarritshëm energjetik vjen në shprehje pikërisht aty./koha/kekompjuter/