Prototipi i iPhone 5 ka ekzistuar?

Edhe pse para lansimit të iPhone 4S Interneti vlonte nga thashethemet që telefoni i ri që do të prezantohet do të jetë i ri dhe me formë krejt të ndryshme, kjo megjithatë nuk ndodhi. Por si duket gati ka ndodhur...

Sipas Business Insider, prototipi i iPhone 5 (gjoja se) ka ekzistuar. Kishte ekran më të madh dhe ishte më i hollë, ndërsa sipas burimit që pohon që e ka shfrytëzuar atë për dy javë, është dashur të ketë anën e pasme prej alumini. Ky telefon është anuluar vetëm disa muaj para prezantimit të modelit të ri. Mes tjerash, arsye për anulim ishte edhe fragmentimi i platformës që do të sillte ekrani më i madh, dhe kjo pengonte më së shumti pikërisht Jobsin. Edhe pse burimi i Business Insider ishte goxha i besueshëm në të kaluarën me informatat për prodhimet e reja të Apple, rrëfimi nuk është konfirmuar nga pala tjetër, prandaj këto informata edhe më tej konsiderohen si thashetheme./koha/kekompjuter/