Sony përgatit televizorin e së ardhmes


Shitja e pajisjeve televizive po bie. Koha është për diçka të re. Sony po përgatitet që të nxjerr në treg platformën për të cilën besohet se mund të matet me Apple-n.
Të gjithë presin që televizionin e së ardhmes do ta prezantojë Apple. Por kjo nuk e ka lëkundur ekipin në Sony dhe shefin e saj Howard Stringer, të cilët po punojnë në një televizor të ri dhe krejtësisht ndryshe nga këta të sotmit.
Stringer është i bindur se nuk mund të vazhdojnë të shesin pajisje televizive sikurse deri më tani, pasi secili po u sjell humbje.
Nuk dyshon se i ndjeri Steve Jobs kishte planifikuar që të dizajnojë një lloj plotësisht të ri të televizorit, por mendon se do të kalojë shumë kohë derisa shikuesit të kalojnë në diçka tjetër.
Tashmë një kohë flitet se si Apple do ta shfrytëzojë teknologjinë e re për njohjen e të folurit Siri, për manovrim me televizor. Por çfarë po përgatit Sony? Stringer nuk ka zbuluar të dhëna, por ka thënë se është i gatshëm të pranojë çfarëdo sfide të kompanisë nga Cupertino.
“Pesë viteve të fundit kam ndërtuar platformën me të cilën mund të garoj me atë të Steve Jobs-it. Tani ajo është përkryer dhe jemi gati ta lëvizim”, është mburru ai. Sony kohë më parë ka zbardhur humbjet në biznes në tremujorin e katërt radhazi dhe e ka pranuar rënien e shitjes së televizorëve në nivel tremujor./zeri/kekompjuter/