Samsung Galaxy S III, me quad-core, kamerë 12MP

Siç e dimë të gjithë tashmë, Samsung Galaxy S II ka qenë një sukses i jashtëzakonshëm për prodhuesin e njohur nga Korea e Jugut, ndërsa tani thuhet se i njëjti, kompania Samsung është duke u përgatitur për modelin e ri të këtij telefoni, Samsung Galaxy III, i cili do të veçohet për procesorin me dy bërthama.
Sipas njoftimeve të fundit të cilat janë jo-zyrtare, thuhet se Samsung Galaxy S III do të bazohet në procesorin e katërfishtë Samsung Exynos 4412, i cili me sa dihet, do të ketë një shpejtësi prej 1.5GHz.
Bazuar në trendet e fundit të teknologjisë së procesorëve, është e pritshme që Samsung të përdor procesor me katër bërthama për linjën e saj të telefonave Galaxy, pasi që një gjë e tillë tashmë ishte përfolur edhe për disa modele të HTC’së, të cilët do të mbështeten në NVIDIA Tegra 3.
Për më shumë, në thashethemet për Galaxy S III përmendet edhe versioni i fundit i sistemit operativ të Google, Android 4.0 Ice Cream Sandwich, 1GB RAM, ekran të ndjeshëm në prekje me 4.6 inç, Super AMOLED Plus HD, rezolucion me 1280 x 720 piksel, kamerë me 12 mega-piksel, si dhe mbështetje për NFC dhe LTE./ Telegrafi / kekompjuter/