Përdoruesit e Twitter, japin më së shumti për bamirësi

Përdoruesit e Facebook mund të japin më shpesh paratë e tyre për bamirësi, por ata të Twitter janë më bujar, thuhet sipas një studimi të ri për sasinë dhe shumat e dhëna për bamirësi në faqet më të famshme të internetit.
Të dhënat e hartuara me anë të faqës bëmirëse në internet, JustGiving,  thonë se përdoruesit e Twitter japin rreth 30£ për bamirësi, në YouTube rreth 28£, si dhe  ata të Facebook, 18£.
Përdoruesit e LinkedIn japin mesatarisht 25£, ndërsa përdoruesit e rrjetit të ri social, Google + kanë një mesatare prej 17,77£.
JustGiving thotë se “dhurimi social, ose mjetet e dhuruara për bamirësi si rezultat i një thirrje për veprim nëpërmjet rrjeteve sociale, është rritur në mënyrë eksponenciale gjatë vitit të kaluar, ndërsa edhe për këtë, Facebook zë vendin e parë".
Donacionet e drejtuara nga Facebook përbëjnë rreth një të katërtën e të gjitha dhurimeve të bëra në JustGiving deri në muajin shtator 2011 - një rritje prej 130 për qind prej vitit të kaluar, ndërkohë që kontributi i Twitter në këtë drejtim aktualisht merr pjesë me më pak se 1 për qind.
Sipas JustGiving, deri në vitin 2015, Facebook do të jetë përgjegjësi kryesor për deri në 50 për qind të të gjitha donacioneve të bëra online./ Telegrafi /kekompjuter/