HP Slate 2 me procesor Intel Atom dhe Windows 7


Kush thotë se HP ka hequr dorë nga prodhimi i pajisjeve tablo? Në treg së shpejti pritet të paraqitet HP Slate 2 Tablet PC, i cili në rend të parë u dedikohet përdoruesve biznesmenë. Ai punon me procesorin Intel Atom dhe sistemin operues Windows 7.
Edhe pse kjo kompani ka hequr dorë nga zhvillimi i mëtejmë i TouchPad-it, i cili për dallim nga Slate punon në sistemin operues të kësaj kompanie webOS, prapë na bën të mendojmë se ky model do të paraqitet sërish me sistem tjetër operues. Por ne t’i kthehemi Slate 2. HP Slate 2 Tablet PC është tablo me orientim biznesi dhe pasardhës i modelit origjinal Slate.
Punon në sistemin operues Windows 7 Home apo Pro, ka ekran standard të HP-së prej 8.9 inç dhe me rezolucion 1024x600, ndërsa mund të lavdërohet me procesorin e ri Intel Atom Oak Trail Z670 me takt pune 1.5GHz dhe përkrah kartelës grafike GMA 600 IGP dhe 2GB RAM memorie. Sa i përket forcës së procesorit, nuk është edhe fjala e fundit e teknologjisë (Atom me një bërthamë), mirëpo, në HP thonë se ai lirisht mund të matet me konkurrentët Dell ST apo Fujitsu Q550. Po ashtu, bateria me dy qeli ofron 6-6 orë punë, falë harxhimit të vogël të procesorit Z670 prej vetëm 3 Watt.
Teknologji të përparuara
Nga teknologjitë e reja të integruara, përmendim panelin N-Trig dhe tastierën "swipe on-screen". Për ruajtjen e të dhënave ka të integruar hard-diskun mSATA Solid State Drive (SSD) prej 64GB. Në internet mund të lidhet përmes lidhjes Wi-Fi apo modulit un2430 EV-DO/HSDPA 3G, ndërsa për siguri përkujdeset çipi TPM. I shtojmë edhe dy kamera – ajo prapa 3MP dhe ajo e përparme VGA, pastaj porti USB 2.0, Bluetooth 4.0 dhe lexuesi i kartelave të memories SD/SDHC/SDXC.
Mundësitë e tij mund t’i zgjeroni edhe më shumë me HP Slate Docking Station, dy porteve USB, portin dalës HDMI Video, ndërsa nëse dëshironi që Slate 2 të duket si Netbook, atëherë merrni edhe shtesën me emrin HP Slate Bluetooth Keyboard and Case. Dimensionet e tablosë janë 14.99 x 23.39 x 1.55 centimetra dhe peshon 0.7 kilogramë. HP Slate 2 Tablet PC me 32GB memorie, kushton 699$, ndërsa ai me 64GB, 799$.
Karakteristikat e HP Slate 2:
Dimensionet: 14.99 x 23.39 x 1.55cm
Procesori: 1.5 GHz Intel Atom Z670
S.Operues: Window 7
Memoria: 2 GB RAM
Baza e të dhënave: 32 apo 64 GB
Ekrani: 8.9 inç Multi touch Capacitive
Rezolucioni: 1024x600 piksel
Kamera: 3 MP dhe 0.3 MP
Zërimi: Stereo Speakers
Mbështetja: Wi-Fi, Bluetooth, USB
Opsioni: 3G
Porti: HDMI
Bateria: 2 qeli, deri në 6 orë
Pesha:700 gr./zeri/kekompjuter/