Google+ me fuksione të reja për YouTube dhe Chrome


Google njoftoi integrimin e saj të mëtejshëm të YouTube dhe Chrome në rrjetin e vet social, Google+.
Gjigandi i kërkimit e bëri njoftimin në blogun e vet zyrtar të enjten, duke treguar se si ekipi i Google ka vazhduar ta integroj YouTube’n dhe Chrome’n në Google+.
Verën e kaluar, Google përfshiu aftësinë e luajtjes së videove të YouTube në Google+ Hangouts. Tani, ajo shkon një hap më tej, duke ofruar një ikonë të YouTube në krye të ndërfaqes së Google+ , e cila ka ndjeshmëri dhe kur miu shkon mbi të ajo shpaloset, duke pyetur “What would you like to play?”
Pasi të keni shkruar emrin e ndonjë këngëtari, grupi ose ndonjë video tjetër një dritare e vogël do të hapet, duke shfaqur një listë të plotë të videove që kanë lidhje me atë këngëtar që juve mund të ju pëlqejnë.
Shpërndajeni atë video në Google+ dhe kushdo nga njerëzit që gjenden në rrathët tuaj do të kenë qasje në listën e dëgjimit të këngëve apo shikimit të videove, drejtë nga postimi juaj.
Google gjithashtu ka menduar edhe për shfletuesin Chrome dhe ka bërë disa zgjerime në të, duke publikuar dy shtojca krejtësisht të reja që kanë të bëjnë me Google+.
Më saktësisht Google ka shtuar dy shtojca, butonin +1 dhe njoftimet, pra përmes butonit +1 në çdo faqe të hyni mund të rekomandoni vetë faqen ose artikujt e asaj faqeje përmes këtij butoni, ndërsa shtojca tjetër ju njofton sa herë që dikush vlerëson postimet, videot, fotot ose kur dikush ju shton në rrathët e vet.
Për ata që nuk e përdorin shfletuesin Chrome, Google thotë se është duke përgaditur një version të ri të Google Toolbar për shfletuesin Internet Explorer më të cilin vijnë edhe këto dy karakteristika të reja./itshqip/kekompjuter/