Lenovo IdeaPad K1 sjell elegancën dhe prakticitetin


Vija e IdeaPad nga Lenovo, ka qenë gjithmonë e njohur për dizajnin atraktiv, performancat e shkëlqyeshme dhe çmimet e arsyeshme. Këtë filozofi Lenovo e ka vazhduar edhe me vijën e tablove IdeaPad, siç është modeli K1, i cili tashmë mund të gjendet për blerje në dyqane.
Duke marrë parasysh se tabloja është një kompjuter i cili u dedikohet përdoruesve që vazhdimisht janë në lëvizje dhe se këtë pajisje e përdorin kryesisht jashtë shtëpisë dhe zyrës, pamja e jashtme e tyre është tejet e rëndësishme dhe për këtë ishin të vetëdijshëm edhe ekspertët e Lenovo-s me rastin e dizajnimit të këtij modeli.
Tabloja K1 vjen me ngjyrë të kuqe dhe të bardhë të shtëpizës, e cila është tejet e hollë dhe e lehtë për përdorim, ndërsa peshon vetëm 750 gramë. Ekrani HD prej 10.1 inç me rezolucion 1280x800 piksel, mundëson përdorimin e gjerë të aplikacioneve dhe programeve si dhe shfletimin e përmbajtjeve të ndryshme, ndërsa punën në lëvizje e lehtëson edhe autonomia e baterisë deri në 10 orë.
Shfletim i lehtë i përmbajtjeve në internet
Lenovo IdeaPad tablet K1 sjell një përjetim të posaçëm të shfletimit të përmbajtjeve në internet. E lëviz sistemi operues Android 3.1, ndërsa mijëra aplikacione të rëndësishme dhe lojëra argëtuese, janë të mundshme përmes qasjes në Lenovo App Shop dhe Android Market.
Është i pajisur me mbështetje e plotë për përmbajtjen më të re në Flash dhe Digital Rights Management, që mundëson marrjen legale të filmave nga interneti dhe ruajtjen e tyre në diskun me kapacitet 16 apo 32 gigabajt (varësisht nga modeli).
Përveç kësaj, vazhdimisht sinkronizon fotografitë, datotekat muzikore dhe video-regjistrimet në hapësirën on-line për ruajtje, çka lehtëson këmbimin e të dhënave me bashkëpunëtorët apo miqtë. Komunikimi në rrjete sociale është e thjeshtë falë SocialTouch për përdorim të Facebook-ut, Twitter-it dhe rrjeteve tjera, ndërsa argëtuese janë edhe kamera e përparme 2 MP dhe ajo e prapme 5 MP.
Për punën e shpejtë të kësaj tabloje përkujdeset procesori NVIDIA®Tegra 2.0 T20 me shpejtësi 1 GHz dhe memoria 1 GB DDR2 RAM, ndërsa aty janë edhe portet për MICRO HDMI, mikrofon dhe kufje, lexuesi i kartelave të memories dhe mbështetja për Bluetooth. Çmimi i tij fillon nga 449 dollarë.
Specifikat e Lenovo IdeaPad K1:
Rrjeti: 3G
Sistemi opwerues: Android 2.3 OS
Procesori: 1GHz NVIDIA Tegra 2
Ekrani: 10.1 inç LTD
Rezoluciuoni: 1280 x 800 piksel
Memoria: 32 GB memorie e brendshme + 1GB RAM
Kamera: 5MP prapa, 2MP para
Video: HD video
Muzika: MP3
Radio: FM Radio
Zëruesi: 5 Watt Speakers
Portet: USB, HDMI
Mbështetjet: WiFi, Bluetooth, IM dhe Email
Bateria: Standarde
/zeri/kekompjuter/