Uragani i Leadtek

Partneri ekskluziv i nVidias, Leadtek, ka prezantuar një edicion të veçantë të GeForce GTX 560 Ti nga seria Winfast. Emrin e plotë e ka Leadtek Winfast GeForce GTX 560 Ti Hurricane dhe nga dizajni referent dallon në rend të parë si i përket sistemit të ftohjes.

Ftohësi ka bazë bakri dhe vetëm dy gypa përçues të nxehtësisë, por kanë të njëjtin diametër prej 8 milimetrash, ndërsa ka edhe dy ventilatorë me diametër 90 milimetra të cilët gjatë punës prodhojnë zhurmë prej më së shumti 43 dB. Taktet e punës mbesin të njëjta sikurse të dizajnit referent, pra 822 dhe 1645 MHz për GPU dhe shaderët dhe 4 GHz efektivë për 1 GB memorie GDDR5. Kjo kartelë edhe më tutje ka procesor grafik GF 114 me 384 bërthama CUDA dhe magjistrale memorike 256-bitëshe. Çmimi nuk dihet akoma./koha/kekompjuter/